Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Broja, vendimtar edhe në pak minuta: penalltia kundër City hap debatin. A bëri mirë Sylvinho?

Lapsi.al 13 November 2023
Broja, vendimtar edhe në pak minuta: penalltia kundër City hap

Me kohën e rregullt në skadencë, Pocchetino hodhi sytë nga pankina dhe zgjodhi Armando Brojën, kur Chelsea po humbiste 3-4 në Stamford Bridge ndaj Manchester City. Me vetëm tre minuta në fushë, Broja i tregoi të gjitha aftësitë e tij të mëdha, duke fituar një penallti me të cilën Palmer barazoi rezultatin.

Vendimtar, praktikisht në pak minuta në dispozicion. E në këtë pikë të gjithë kthehen të mendojnë nëse tekniku i kombëtares Sylvinho bëri mirë që nuk e grumbulloi, apo jo. Në shpjegimin e teknikut ishte inaktiviteti i gjatë për shkak të dëmtimit të rëndë. Kësaj i duhet shtuar edhe fakti që Broja nuk kishte luajtur asnjë minutë që nga tërheqja nga grumbullimi i kombëtares në tetor. Një trajner kombëtareje sigurisht që duhet ti ketë parasysh këto gjëra, sidomos para dy ndeshjeve që vendosin fatet e një objektivi të madh.

Video/ Broja futet në shtesë e fiton penalltinë e barazimit: tetë gola e spektakël mes Chelsea e City

E megjithatë, nëse mund të krahasohet, sulmuesi shkodran, u thirr në çështje për të rikuperuar rezultatin nga tekniku i londinezëve, që do të thotë se Pochetino besonte në formën fizike të lojtarit të tij për ato pak minuta. E po flasim për një trajner që ka në organikë luksin e të paturit sulmues të kalibrit më të lartë. Sylvinho në anën tjetër nuk ka askënd me nivelin teknik të Brojës e megjithatë nuk e thirri.

Në fakt, braziliani e dinte mirë se shkodrani mund të ishte i vlefshëm edhe në pak minuta, njësoj si në Stamford Bridge. Por ndoshta ekuilibrat për të cilat trajnerët janë aq shumë fanatikë, janë shumë më të rëndësishme se një veprim prej kampioni i minutave të fundit.

[video width="832" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/broja-6.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI