Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Denoncimi i Berishës/ Grushte mes Mark Frrokut dhe Gjon Gjonajt në Pukë

Lapsi.al 13 November 2023
Denoncimi i Berishës/ Grushte mes Mark Frrokut dhe Gjon Gjonajt në

Sali Berisha publikoi një mesazh të një personi që pretendon se ish-deputeti i PS, Mark Frroku, ka goditur me grushte nënprefektin e Pukës, Gjon Gjonaj.

Sipas Berishës, kjo ka ndodhur gjatë mbajtjes së aktivitetit “Sofra e Pukës”, dy ditë më parë.

Postimi i Berishës: 

Prishin Sofrën e Pukës! Përleshje midis bosëve të partisë së krimit.

Ish-deputeti i PS, Mark Frroku godet me grushta nën prefektin e Pukës Gjon Gjonaj, ish-kryetarin socialist problematik të Bashkisë së Pukës.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje doktor, para dy ditesh u mbajt Sofra e Pukes nje feste tradicionale e rrethit Puke ku mblidhen qytetar dhe zyrtar e politikan te te gjithe spektrit politik te Pukes ose me origjine nga Puka dhe te rretheve fqinje. Por kesaj here Sofra e Pukes u permbyse sepse ne nje sherre midis eksponentve te Partise se Krimit Ish deputetit Mark Frroku dhe nenprefektit Gjon Gjonaj ish kryetar i Bashkise Puke , te cilet u kacafyten me njeri tjetrin dhe ish deputeti i PS Mark Frroku e leshoj per toke me grushta nenprefektin dhe ish kryetarin e Bashkise Gjon Gjonaj. Palet nxoren revolet por nderhyrja energjike e te pranishmeve shmagu gjakderdhjen ne festen tone popullore. Mediat e kane censuruar plotesisht lajmin ju lutem bejeni publike por anonim.

Të këshilluara

Rama: 400 mijë lekë rrogë nuk janë pak

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Pogradeci për politikën e re të pagave të qeverisë. “Të marrësh sot 400 mijë lekë pagë minimale, janë 400 euro nuk janë pa...

17:23

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI