Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Locatelli, frakturë në brinjë: largohet nga grumbullimi i Italisë, rrezikon Interin

Lapsi.al 13 November 2023
Locatelli, frakturë në brinjë: largohet nga grumbullimi i

Manuel Locatelli nuk do të marrë pjesë në sfidën e dyfishtë të kombëtares së Italisë kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. Mesfushori i Juventus, siç shpjegoi trajneri Luciano Spalletti, u dërgua në shtëpi pasi u vlerësua pamundësia për ta pasur në dispozicion në kualifikueset për Euro 2024. Locatelli është rikthyer në Torino dhe shqetësimi i teknikut bardhezi Massimiliano Allegri është ta ketë në dispozicion për ndeshjen e madhe kundër Inter kur të rifillojë kampionati.

Testet instrumentale të kryera në Coverciano gjatë grumbullimit me kombëtaren nxorën në pah një frakturë të lehtë, pak të zhvendosur në brinjë. Për të luftuar dëmtimin, Locatelli do t'i nënshtrohet terapive specifike për disa ditë. Megjithatë, rifillimi i aktiviteteve në fushë nuk është përcaktuar ende, bëri të ditur Juventus. Gjithçka do të varet nga simptomat e dëmtimit dhe dhimbja e lojtarit.

Një dyshim i madh për teknikun Allegri, i cili, në fakt, mund të besojë vetëm te Manuel Locatelli në rolin e regjistit në mesfushë. Një pozicion i mbetur zbuluar nga pezullimet e Pogba dhe Fagioli, përpara ndeshjes së madhe kundër Inter dhe jo vetëm.

Lexo më tej: Phillips mesfushori i ri i Juventus: City aprovon huazimin për në janar

Për më tepër, situata e Locatelli mund të mos jetë e vetmja situatë për t'u monitoruar te Juventus në lidhje me infermierinë. Andrea Cambiaso, gjithnjë nga grumbullimi i kombëtares, po monitorohet edhe për shkak të një kavilje të fryrë, nën trajtim. Edhe tërheqja e tij e mundshme nga impenjimi me Italinë do të vendoset në bazë të evoluimit të situatës.

LOCATELLI: "TË DHEMB KUR HUMBET NDESHJE VENDIMTARE"

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI