Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Gjykata njofton Berishën me postë, ish-kryeministri e kthen mbrapsht me shënimin "refuzuar"

Lapsi.al 13 November 2023
Gjykata njofton Berishën me postë, ish-kryeministri e kthen mbrapsht

Gjykata e Posaçme i ka njoftuar me anë të postës kryetarin e PD-së Sali Berisha për paraqitjen e tij pranë ambienteve të GJKKO-së. Posta i ka shkuar Berishës në shtëpinë e tij, në selinë e PD-së dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Po ashtu Berisha kur e ka marrë njoftimin e ka kthyer mbrapsht me nënshkrimin 'Refuzuar'.

"Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar dëftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’. Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme," thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI