Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Grevë urie në parlament? Bardhi: Po na nxisin drejt akteve ekstreme!

Lapsi.al 13 November 2023
Grevë urie në parlament? Bardhi: Po na nxisin drejt akteve ekstreme!

Opozita po jep sinjale se do të shkojë drejt një greve urie në parlament. Ndërsa Sali Berisha ka disa javë që nuk e përjashton si opsion dhe thotë se deputetët janë të gatshëm, edhe kreu i grupit parlamentar të PD ka konfirmuar të njëjtën gjë, se opozita do të ndërmarrë akte ekstreme. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi u shpreh se mazhoranca me veprimet e saj po i nxit të shkojnë "drejt akteve ekstreme".

“Sot kemi diskutuar mbi situatën jo normale ku është përfshirë Kuvendi për shkak të sjelljes antikushtetuese të mazhorancës. Jemi të vendosur për të vijuar aksionin demokrati brenda Kuvendit për t’i pamundësuar punën normale mazhorancës. Mazhoranca duhet të tërhiqet nga shkelja e ligjit. Nuk kërkojmë favore prej tyre, por respektim të kushtetutës. Po na nxisin të shkojmë drejt akteve ekstreme. Opozita tashmë është bashkë.

Qoftë në Surrel, qoftë te vila e Nikollës ata mund të mblidhen dhe të votojnë, por kjo është në shkelje të rregullores. Mbledhja online është në shkelje, është dështim i shtetit ligjor”, tha Bardhi.

Prej më shumë se dy javësh, deputetët e udhëhequr nga dyshja Berisha-Bardhi nuk kanë lejuar zhvillimin e seancave dhe punën e komisioneve parlamentare. Për këtë arsye disa mbledhje të komisioneve janë zhvilluar online. Gjithsesi kur deputetët e opozitës kanë qëndruar në sallë pas mbylljes së seancave parlamentare, socialistët kanë urdhëruar fikjen e dritave, duke i lënë në errësirë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI