Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Hamasi humbi kontrollin në Gaza, terroristët po ikin drejt jugut

Lapsi.al 13 November 2023
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Hamasi humbi kontrollin në Gaza,

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka deklaruar së fundmi se “Hamasi e ka humbur kontrollin në Gaza”, sipas agjencive të lajmeve të huaja.

Yoav Gallant po fliste në një video të transmetuar në stacionet televizive kryesore të Izraelit.

Sipas AFP, ai tha: “Terroristët po ikin drejt jugut. Civilët po plaçkitin bazat e Hamasit”.

“Ata nuk kanë më besim te qeveria”, shtoi Gallant.

Ai thotë se forcat izraelite po përparojnë “sipas planeve dhe po i kryejnë detyrat me saktësi vdekjeprurëse”.

Sipas Gallant, IDF ka “intensifikuar” aktivitetin kundër tuneleve të Hamasit ditët e fundit.

“Ne punojmë sipas detyrave. Nuk kemi kronometër. Ne kemi synime. Ne do t’i arrijmë qëllimet tona”, thotë Gallant, duke iu referuar indikacioneve të mëparshme të ministrit të Jashtëm Eli Cohen se presioni ndërkombëtar mund ta detyrojë Izraelin të ndryshojë veprimet e tij në Gaza.

Të këshilluara

Vdes motra e Donald Trump

Maryanne Trump Barry, motra më e madhe e ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur, thanë për CNN dy burime të afërta me familjen. Ajo është ndarë nga jeta në ...

19:46

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI