Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Miratohet ndryshimi, aplikimet për vizat në zonën Schengen do të bëhen përmes një platforme online

Lapsi.al 13 November 2023
Miratohet ndryshimi, aplikimet për vizat në zonën Schengen do

Njerëzit që duan të aplikojnë për vizë për t’i vizituar vendet e zonës Schengen duhet ta bëjnë këtë së shpejti përmes një platforme online. Ky ndryshim u miratua të hënën nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE).

Zona Schengen përbehet nga 23 prej 27 vendeve anëtare të BE-së, por edhe nga vende si Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Ndryshimi i sotëm i BE-së, pas një procesi të gjatë legjislativ, do të futet në fuqi pasi të ketë përfunduar puna teknike, për të cilën nevojiten disa muaj, dhe pasi të jetë publikuar në gazetën zyrtare të BE-së.

Vendimi drejt digjitalizimit të procesit të vizave ka të bëjë edhe me shfuqizimin e vendimit për vendosjen e një letre ngjitëse në pasaportat e aplikantëve, që nënkupton se nuk nevojitet më caktimi i terminëve nëpër ambasada apo zyra që ofrojnë këto shërbime.

“Sistemi online i vizave do ta thjeshtëzojë procesion e aplikimit për udhëtarët”, tha ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska.

Sapo të jetë funksional, njerëzit që aplikojnë për qëndrime të shkurtra në zonën Schengen do t’i ngarkojnë dokumentet, të dhënat dhe kopjet elektronike të dokumenteve të veta të udhëtimit me të dhëna biometrike, pastaj do ta bëjnë një pagesë – gjithçka përmes platformës online.

Nëse kërkesa e tyre pranohet, atëherë ata do ta pranojnë një barkod të nënshkruar në mënyrë kriptografike, për ta printuar apo për ta ruajtur në mjetet e veta.

Por, ata që aplikojnë për herë të parë, apo ata me pasaporta të reja apo me të dhënat të ndryshuara biometrike, mund të detyrohet prapëseprapë të caktojnë termin fizikisht./REL

Të këshilluara

Rama: 400 mijë lekë rrogë nuk janë pak

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Pogradeci për politikën e re të pagave të qeverisë. “Të marrësh sot 400 mijë lekë pagë minimale, janë 400 euro nuk janë pa...

17:23

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI