Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rama: 400 mijë lekë rrogë nuk janë pak

Lapsi.al 13 November 2023
Rama: 400 mijë lekë rrogë nuk janë pak

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Pogradeci për politikën e re të pagave të qeverisë.

“Të marrësh sot 400 mijë lekë pagë minimale, janë 400 euro nuk janë pak. Këto janë fakte të thjeshta që unë nuk i ndaj pa qëllim me ju. Po ashtu me borxhin shkojmë te 60%, po ju e dini mirë se sa na u desh të përballeshim ne me tërmete, pandemi dhe me shumë vështirësi.

Fakti tjetër që ju intereson më shumë është se në vitin 2024 ne do të kemi 400 milionë euro për rritje pagash, si mësuesit që i premtuam, si infermierët, punonjësit e policisë së shtetit, apo dhe ushtarakët.

Në momentin që ne kemi filluar rritjen e pagës çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur dhe një rritje pagash në sektorin privat. Ju kujtojtohet se sa ishte paga minimale kur ne e kemi marrë, dhe tani është më shumë e dyfishuar. Në privat një pjesë e japin në bankë për një arsye shumë të shëmtuar, për të mos paguar sigurimet shëndetësore. Prandaj cilido që merr një pagë në sektorin privat duhet ta rregulloj”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI