Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rama i prerë: Reformën në drejtësi nuk e solli Amerika, por Partia Socialiste

Lapsi.al 13 November 2023
Rama i prerë: Reformën në drejtësi nuk e solli Amerika, por

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Asambleja e Zgjeruar e PS-së në Pogradec se reformën në drejtësi në Shqipëri e ka sjellë Partia Socialiste dhe jo Amerika.

Duke folur për reformën, kreu i qeverisë u shpreh se ka persona që thonë se drejtësinë e solli Amerika, ndërsa shtoi i prerë se e vetmja forcë në tokë që e ka sjellë atë është Partia Socialiste.

Ai shtoi më tej se në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm.

“Nga ana tjetër është patjetër drejtësia. Drejtësinë e kemi pasur ambicien tonë më të lartë dhe kemi bërë përpjekje për të bërë reformën në Drejtësi që kur ishim në opozitë. Kur kemi qenë në opozitë i kemi propozuar qeverisë asokohe. Ka disa që thonë se ne kontrollojmë drejtësinë, këtë e thonë se nuk është mësuar njeri këtu, sidomos këta që kanë pasur pushtet, që të funksionojë kështu.

Ashtu ka funksionuar kur ishin ata në pushtet, drejtësia ishte farsë, e telekomanduar, sot nuk është. Në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm. Ka disa që thonë e solli Amerika, me ça e solli Amerika, me aeroplan? Këtë e ka sjellë vetëm një forcë në tokë, Partia Socialiste”, tha Rama.

Të këshilluara

Rama: 400 mijë lekë rrogë nuk janë pak

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Pogradeci për politikën e re të pagave të qeverisë. “Të marrësh sot 400 mijë lekë pagë minimale, janë 400 euro nuk janë pa...

17:23

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI