Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Gjobë 1 milion e gjysëm lekë Erjon Veliajt, bëri fushatë në ambjentet e TKOB

Lapsi.al 13 November 2023
Gjobë 1 milion e gjysëm lekë Erjon Veliajt, bëri

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj u ndëshkua me gjobë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, bashkë me ministren e Kulturës Elva Margaritit dhe drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Vushtina.

Shkak është bërë një aktivitet gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 Majit dhe ku Veliaj është denoncuar nga Organizata Drejtësi Sociale për shkelje të Kodit Zgjedhor. Veliaj është ndëshkuar me shumën më të madhe prej 1.5 milion lekësh, ndërsa Margariti me 25 mijë lekë të vjetra dhe Vushtina po ashtu me 25 mijë lekë të vjetra.

Titullarët e institucioneve të rëndësishme janë akuzuar nga Organizata Drejtësi Sociale për shkelje të kodit zgjedhor, gjatë fushatës së 14 majit.

Gjate mbledhjes KAS ka rrëzuar vendimin e Komisionerit Celibashi për te dënuar vetëm përgjegjësen e Ministrise se Kultures, Zerina Bruci, ndërkohe që ka vendosur gjobat ndaj titullarëve te institucioneve.

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën nr. nr. 35, datë 02.11.2023, me objekt, “Kërkesë për vendosje sanksioni administrativ në zbatim të vendimit nr. 812, datë 20.10.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ndaj zj. Zerina Bruci, person përgjegjës për Ministrinë e Kulturës, në vlerën 3 000 (tre mijë) lekë”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS rrëzoi kërkesën e Komisionerit dhe pranoi pjesërisht kërkesat e palës së interesuar Organizata “Drejtësia Sociale”.

KAS vendosi sanksion administrativ:

Gjobë në masën 155 000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë ndaj z. Erion Veliaj

Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Elva Margariti;

Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Abigeila Vushtina”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI