Flash

Video/ "E kemi mundur vetëm ne": Klaus Gjasula i kujton 2-0 e Tiranës Moldavisë

Lapsi.al 13 November 2023
Video/ "E kemi mundur vetëm ne": Klaus Gjasula i kujton 2-0 e

Klaus Gjasula e vlerëson ekipin e Moldavisë, duke theksuar se ka pësuar vetëm një humbje në këto kualifikuese. Por pikërisht në atë humbje, që jo rastësisht ja ka shkaktuar Shqipëria, mesfushori kuqezi vë theksin: “Ne e kemi parë të gjithë që Moldavia është një kundërshtar shumë i fortë. Nuk kanë humbur asnjë ndeshje, e kemi mundur vetëm ne në Tiranë. E dimë që ndeshja është shumë e rëndësishme si një finale. Të dy ndeshjet e radhës janë si finale për ne. E dimë që është ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi vetëbesim".

Lexo më tej: Video/ "Fuqia jonë janë tifozat". Arbnor Muja sfidon moldavët: "Nuk besoj se do kemi probleme"

Gjasula pastaj përshkon edhe njëherë rrugëtimin e jashtzakonshëm të kuqezinjve me teknikun Sylvinho: "Kemi zhvilluar një fushatë kualifikuese shumë të mirë dhe jemi gati për këtë ndeshje. Duhet të bëjmë detyrat tona, duhet të jemi gati. Duhet të kemi vetëbesim dhe të vazhdojmë të punojmë si çdo herë. Jemi shumë të motivuar", e mbylli prononcimin e tij Klaus.

https://youtu.be/dsE4kFGxwGU

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI