Flash

Bien mbi 7% lindjet dhe vdekjet në 3-mujorin e tretë, në 6 qarqe shtesa natyrore negative

Lapsi.al 14 November 2023
Bien mbi 7% lindjet dhe vdekjet në 3-mujorin e tretë, në 6 qarqe

Si lindjet dhe vdekjet shënuan rënie të konsiderueshme në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke reflektuar rënien e popullatës banuese në vend.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e tretë 2023 regjistron 1.066 lindje më shumë se sa vdekje në shkallë vendi.

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2023 është 6.070, duke shënuar një rënie me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2023 është 5.004, duke shënuar një rënie prej 7,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Në tremujorin e tretë 2023, gjashtë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e tretë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 913 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 132 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindje me rritje vetëm në Tiranë, 11 të tjera me rënie

Në tremujorin e tretë 2023, një qark i vendit shënon rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.233 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 115 lindje. Rënien më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2023 krahasuar me tremujorin e tretë 2022 e ka qarku i Kukësit me 30,8 %.

Vdekjet, rënie vjetore me 7,8% në 3-mujorin e tretë

Në shkallë vendi humbën jetën 5.004 në tre-mujorin e tertë të vitit 2023,ose 7.8% në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Sipas INSTAT, Në tremujorin e tretë 2023, njëmbëdhjetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa një qark shënon rritje, në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 120 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.320 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Gjirokastrës me rënie prej 22,0 %./ Monitor

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI