Flash

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Financimet nga buxheti, rritja më e madhe për Vorën dhe Tiranën, mbeten pa investime bashkitë e veriut

Lapsi.al 14 November 2023
Financimet nga buxheti, rritja më e madhe për Vorën dhe

Qeveria ka rritur financimet nga transferta e pakushtëzuar ndaj bashkive në vitin 2024, por për disa bashkia ku niveli i jetesës është mbi mesataren kombëtare ka më shumë rritje të financimeve se për bashkitë e varfra të vendit si Puka, Kukësi, Bulqiza, Shkodra etj.

Të dhënat zyrtare që shoqërojnë projektbuxhetin e vitit 2024 tregojnë se transferta e pakushtëzuar ndaj bashkive do të jetë mbi 35 miliardë lekë vitin që vjen më një rritje rreth 16 për qind në krahasim me buxhetin fillestar 2023.

Të dhënat krahasimore tregojnë se rritjen më të madhe të fondeve e ka bashkia e Vorës e cila do të ketë transferime nga buxheti i shtetit 20 për qind më shumë se në vitin aktual. Më pas vjen Bashkia e Tiranës e cila do financohet nga buxheti i shtetit nga taksat e përgjithshme me 5,1 miliardë lekë me rritje vjetore 19.5 për qind.

Bashkia e Tiranës ka të ardhura dhe shpenzime për frymë mbi mesataren kombëtare dhe është bashkia me kapacitetet më të larta të buxhetimit me të ardhurat e veta. Më tej rritje mbi mesataren e përgjithshme me fonde e kanë Bashkitë e Këlcyrës, Delvinës, Pustecit, Patosit, Peqinit, Dropullit, Roskovecit ku rritja vjetore është mbi 17 për qind.

Nga ana tjetër, bashkitë e Kolonjës, Gjirokastrës, Bulqizës, Durrësit, Sarandës, Kukësit, Skraparit, Pukës etj, kanë rritje të fondeve me 14.5 për qind. Ndarja e transfertës së pakushtëzuar të qeverisë ndaj bashkive tregon se ka rritje më të madhe ndaj bashkive që kanë shpenzime më të larta për frymë.

Përgjatë dekadës së fundit teksa ekonomia e vendit është rritur, ekonomia e Kukësit ka pësuar rënie. Logjikisht qarku më i varfër në vend që është përfshirë vitet e fundit nga një valë e madhe emigracioni drejt Britanisë së Madhe duhet të kishte një mbështetje më të madhe të vendit.

Gjatë vitit 2024, pushteti vendor do të përfitojë në total rreth 36.5 miliard lekë në formën e transfertave, nga të cilat rreth 24.3 miliardë lekë ose 66% është transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme dhe 10.7 miliardë lekë ose 29% është në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale për financimin e funksioneve të transferuara në nivel vendor dhe 1.5 miliardë lekë ose 5% në formën e transfertës sektoriale për rritjen e pagave.

Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë ose 3% e PBB-së. Buxheti vendor për vitin 2024 krahasuar me buxhetin vendor 2023, parashikohet me një rritje me rreth 6.7 miliard lekë.

Në këtë zë është përllogaritur transferta e pakushtëzuar e përgjithshme për njësitë e vetëqeverisjes vendore, financimi i funksioneve të reja, financimi i shtesës për të mbuluar një pjesë të efektit financiar të rritjes së pagave si dhe të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore./Monitor

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI