Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

FOTO/ Luis Diaz përqafon babain e tij për herë të parë pas rrëmbimit: lot e ngashërim për të dy

Lapsi.al 14 November 2023
FOTO/ Luis Diaz përqafon babain e tij për herë të parë

Pasi u kthye në Kolumbi në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026, kundër Brazilit, të enjten në Barranquilla dhe kundër Paraguait, të martën e ardhshme, sulmuesi i Liverpool, Luis Diaz është ribashkuar me babain e tij Mane, i liruar disa ditë më parë pasi ishte sekuestrua nga ELN për 13 ditë. Një takim, padyshim, plot emocion dhe lot për një histori të keqe, që fatmirësisht pati një epilog të lumtur.

ÇFARË NDODHI 13 DITË MË PARË?

Prindërit e futbollistit u rrëmbyen në zonën e Barrancas, Guajira, një rajon në veri të Kolumbisë. Sipas informacioneve fillestare, mësohet se prindërit e lojtarit, Luis Manuel Díaz dhe Cilenis Marulanda, po udhëtonin me një furgon. Ata po shkonin për në Los Olivos, lagjen ku ata jetojnë, kur u kapën nga persona të armatosur, me motorë. Keqbërësit hipën në mjetin ku ndodheshin prindërit e Diaz dhe i morën me vete.

Lexo më tej: Babai i Luis Díaz është liruar nga guerrilasit kolumbianë: dërgohet me helikopter ushtarak për kontroll

Menjëherë është aktivizuar bashkëpunimi mes forcave ushtarake dhe policisë për zgjidhjen e rastit. Marulanda, e ëma e Luis Diaz, u lirua një orë më vonë nga kapësit e saj. Policia konfirmoi se Diaz ishte rrëmbyer nga katër burra. Sipas asaj që u mësua, ai është peng i ELN-së, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Këtë e bëri të ditur kryenegociatori i paqes me ELN, Otty Patiño.

Në një deklaratë, negociatori ishte në gjendje të konfirmonte se “rrëmbimi i kryer më 28 tetorin e kaluar, në Barrancas, zona e La Guajira, kundër Luis Manuel Diaz dhe Cilenis Marulanda, babai dhe nëna e futbollistit Luis Fernando Díaz Marulanda, u krye nga një njësi që i përket ELN-së. Ne i kujtojmë ELN-së se rrëmbimi është një praktikë kriminale që shkel të drejtën ndërkombëtare humanitare. E se është detyrë e saj në zhvillimin e procesit aktual të paqes jo vetëm të ndalojë kryerjen e tij, por edhe ta eliminojë atë përgjithmonë”. Qeveria kërkoi “lirimin e menjëhershëm të zotit Luis Manuel Diaz” dhe bëri përgjegjës për gjendjen e tij grupin gueril.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI