Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Lajçak vizitë në Beograd, takohet me presidentin Vuçiç

Lapsi.al 14 November 2023
Lajçak vizitë në Beograd, takohet me presidentin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohet ditën e sotme me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Takimi do të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të Presidentit të republikës në Beograd.

Më 7 nëntor, Lajçaku e vizitoi Kosovën, ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Më 26 tetor, në Bruksel u mbajt një takim i veçantë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni me kryeministrin e Kosovës Kurti dhe më pas me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Takimet nuk dhanë fryte sepse Kurti kërkoi nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, për të cilën liderët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e saj, për të cilin u dakordua më 18 mars në Ohër. Kurti pranoi se plani i të dërguarve perëndimorë do të ishte korniza e re e negociatave.

Të këshilluara

Vdes motra e Donald Trump

Maryanne Trump Barry, motra më e madhe e ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur, thanë për CNN dy burime të afërta me familjen. Ajo është ndarë nga jeta në ...

19:46

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI