Flash

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Nuk ka zgjidhje për pagesat online në e-albania, shërbimi drejt koncesionit

Lapsi.al 14 November 2023
Nuk ka zgjidhje për pagesat online në e-albania, shërbimi drejt

Kryerja e pagesave të shërbimeve publike nga platforma e-albania është ende e pamundur.

Prej më shumë se një viti qytetarët dhe subjektet që marrin shërbimet e platformës duhet t’i kryejnë pagesat për shërbimet në sportelet e institucioneve financiare dhe më pas të presin konfirmimin e pagesës për entin publik përkatës. Kjo shkakton vonesa të gjata në marrjen e shërbimit.

Në fund të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) pati njoftuar se pagesat duke filluar nga fillimi i këtij viti do të kryheshin sipas një shërbimi të ri, që shmangte ndërveprimin direkt mes sistemeve të bankave dhe portalit e-albania, për shkak të problemeve të lidhura me sigurinë kibernetike.

Skema parashikonte që portali do të gjeneronte një mandat pagese me anë të të cilit qytetari do të mund të kryente pagesën me shërbimin e-banking të bankës së tij.

Me kryerjen e pagesës, konfirmimi do t’i dërgohej automatikisht sistemit të e-Albania, për t’i hapur rrugë marrjes së shërbimit nga subjekti kërkues.

“Qytetarëve dhe bizneseve do t’u jepet mundësia që për çdo shërbim publik të kërkuar të mund të përzgjedhin vetë bankën e nivelit të dytë, tek e cila kanë një llogari dhe nga ku mund të kryejnë pagesat/ detyrimet, nëpërmjet instrumenteve digjitalë që ofron banka e përzgjedhur nga ai/ajo vetë. Banka do të njihet direkt me këto të dhëna dhe pas kryerjes së pagesës institucioni për të cilin qytetari apo biznesi ka kërkuar shërbim, do të marrë në kohë reale konfirmimin e kryerjes me sukses të pagesës, që të vijojë paralelisht me dhënien e shërbimit. Ky proces bashkëpunimi ka nisur nxitur nga kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe bizneseve për të përfituar edhe me pagesat elektronike për shërbimet publike online,” thuhej në njoftimin e AKSHI, në nëntor 2022.

Por, edhe ky projekt deri tani nuk ka dhënë asnjë rezultat të prekshëm, megjithëse ishte paralajmëruar se shërbimi do të ofrohej që nga fillimi i vitit 2023.

Shoqata e Bankave bëri të ditur gjatë verës se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po punonte me një projekt pilot me njërën prej bankave tregtare në vend dhe pritej që shërbimi të fillonte gjatë verës.

Por, por deri tani as banka në fjalë nuk ka arritur ta ofrojë këtë shërbim dhe burime nga tregu mendojnë se edhe ky projekt mund të jetë drejt dështimit përfundimtar.

Duket se tashmë qeveria është e orientuar drejt një zgjidhjeje të re: dhënies se një koncesioni për ngritjen dhe mirëmbajtjen e një platforme publike të pagesave elektronike.

Ministria e Financave iu ka dërguar një kërkesë për ofertë disa kompanive të teknologjisë së informacionit për ngritjen e një sistemi të tillë.

E pyetur nga “Monitor”, AKSHI nuk ka pranuar të prononcohet rreth shkaqeve pse pagesat online nga portali e-albania nuk janë mundësuar ende, ndërsa, lidhur me projektin e ngritjes së një sistemi elektronik me koncesion, AKSHI shprehet se institucioni përgjegjës për një proces të tillë është Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ndërkohë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë deri tani nuk i është përgjigjur një kërkese për informacion nga “Monitor” lidhur me koncesionin eventual të një platforme për pranimin e pagesave elektronike nga institucionet publike. MONITOR

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI