Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Putin miraton kufizime për mediat para zgjedhjeve

Lapsi.al 14 November 2023
Putin miraton kufizime për mediat para zgjedhjeve

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka miratuar ndryshimet në ligjin, sipas të cilit zhvillohen zgjedhjet presidenciale, duke vendosur kufizime të reja ndaj mbulimeve mediale, kanë raportuar mediat lokale më 14 nëntor.

Miratimi i ndryshimeve vjen para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të marsit, në të cilat Putini, që qeverisë me Rusinë në 24 vjetët e fundit, pritet të kërkojë një mandat të ri gjashtëvjeçar.

Putin, 71 vjeç, ende nuk ka njoftuar nëse do të garojë në zgjedhje, duke theksuar se ai do të bëjë publik vendimin e tij vetëm pasi Parlamenti të caktojë zyrtarisht datën e zgjedhjeve.

Sipas amendamenteve që Putin ka miratuar, vetëm gazetarët e punësuar me kontratë nga mediat e regjistruara do të lejohen të mbulojnë takimet e Komisionit të Zgjedhjeve. Këto ndryshime potencialisht do të pamundësojnë që këto aktivitete zgjedhore të mbulohen nga gazetarët e pavarur.

Në ndryshime po ashtu përfshihet ndalimi i mbulimit të veprimeve të Komisionit në bazat ushtarake apo në zonat e tjera ushtarake pa leje paraprake nga autoritetet rajonale apo ushtarake.

Për më tepër, ndryshimet ndalojnë edhe aktivitetet zgjedhore në “burimet e bllokuara”.

Rusia ka intensifikuar shtypjen e opozitës dhe rrjedhjen e informacionit, duke ndaluar një sërë ueb-faqesh dhe shërbimesh, përfshirë Facebook-un dhe Instagram-in. Por, shumë persona përdorin shërbimin VPN për të shmangur bllokimin./REL/

Të këshilluara

Vdes motra e Donald Trump

Maryanne Trump Barry, motra më e madhe e ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur, thanë për CNN dy burime të afërta me familjen. Ajo është ndarë nga jeta në ...

19:46

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI