Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Video/ Rama nuk humb rastin e lavdisë: takim me lojtarët e kombëtares, Gjimishiti i jep numrin 6

Lapsi.al 14 November 2023
Video/ Rama nuk humb rastin e lavdisë: takim me lojtarët e

Lavdinë e kombëtares së Shqipërisë duan ta prekin të gjithë, qoftë ky edhe kryeministri i Shqipërisë. Kreu i qeverisë Edi Rama, në fakt, ka vizituar kuqezinjtë, i shoqëruar me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Qëllimi natyrisht ishte për t'i uruar skuadrës suksese para ndeshjes me Moldavinë. "Detyrat tuaja ju i dini vetë - tha Rama -, nuk ka nevojë t’ua tregoj unë e t’ju flas unë. Ju e keni nderuar këtë fanellë deri tani, e keni rrit shumë stekën dhe pritshmëritë”.

Një takim mes batutash, që Kryeministrit nuk i mungojnë e që konfirmojnë, atë që dihej, se mardhëniet me Dukën tani janë miqësore dhe e shkuara është lënë pas. “Të them të drejtën, që kur ju kam parë juve në fillim, i thashë (Dukës) që mbaje mend që kjo punë ka për të shkuar mirë, sepse këta luajnë futboll. E them këtë në kuptimin që mbajmë topin. Kemi bërë edhe disa fitore më parë, por top nuk kemi mbajtur me thënë të drejtën. Tani jeni përzier mirë, disa me eksperiencë, disa të rinj, kështu që unë erdha vetëm që t’ju shoh, t’ju uroj sukses. Unë shpresoj shumë të shkojë mirë" e mbylli Rama, që mori dhuratë fanellën e kapitenit Berat Gjimshiti me numër 6.

Lexo më tej: Video/ “Nuk kanë asgjë për të humbur”: Etrit Berisha sposton presionin mbi Moldavinë

DUKA: MENDONI VETËM PËR MOLDAVINË

Presidenti i FSHF-së pastaj, me kortezinë e atyre që dinë kujt ia bëjnë, falenderoi Ramën dhe i tërhoqi vëmendjen lojtarëve se asgjë nuk ka mbaruar: "Jeni vërtetë më të mire, por atë duhet ta tregoni në fushë. Nuk dua të zgjatem shumë. Dua ta falënderoj edhe një herë kryeministrin që është sot me ne. Duhet të përqendrohemi te Moldavia. Asnjëherë mos mendoni se kemi dy ndeshje. Trajneri thotë që kemi dy finale, ju mendoni për një finale: Moldavia”, tha Duka duke uruar që Kombëtarja të kthehet me fitore nga Moldavia.

https://youtu.be/03zy2W3ldvk

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI