Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Zëdhënësja e Bashës e krahason Sali Berishën me Hamasin

Lapsi.al 14 November 2023
Zëdhënësja e Bashës e krahason Sali Berishën me Hamasin

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina u shpreh se Sali Berisha po përdor demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi.

Në përgjigjen ndaj ish-kryeministrit, pasi ky i fundit hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës, Karabina bën krahasimin me Hamasin, organizatën terroriste në Gaza ndaj së cilës bien akuza të forta se përdor civilët e thjeshtë si mburoja njerëzore.

Pra se Berisha po i fshihet drejtësisë dhe po përdor demokratët si mburojë.

"Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci.

Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi.

Sali Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe.

Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.

Hallet dhe makthet e non gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediat e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit." - u shpreh Karabina. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Forcat izraelite marrin parlamentin e Gazës

Lufta vazhdon në Lindjen e Mesme. Sipas Izraelit, Hamasi "ka humbur kontrollin e Gazës dhe nuk ka më fuqi të ndalojë ushtrinë e tij". Madje ushtarët izraelitë h...

21:21

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI