Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Autoriteti Palestinez: Bastisja e Al-Shifa nga ushtria izraelite, krim kundër njerëzimit

Lapsi.al 15 November 2023
Autoriteti Palestinez: Bastisja e Al-Shifa nga ushtria izraelite, krim

Ministrja e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez (PA) Mai al-Kaila ka akuzuar Izraelin se ka kryer një “krim të ri kundër njerëzimit, stafit mjekësor dhe pacientëve” duke kryer një operacion ushtarak brenda spitalit.

“Ne i mbajmë forcat pushtuese plotësisht përgjegjëse për jetën e personelit mjekësor, pacientëve dhe personave të zhvendosur në Al-Shifa”, tha ajo në një deklaratë të publikuar nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Autoriteti Palestinez qeveris pjesët e Bregut Perëndimor të pushtuar, të cilat nuk janë nën kontrollin e plotë të Izraelit dhe dominohen nga lëvizja Fatah, një rival i Hamasit. Prandaj, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga PA është e ndarë nga ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza. Al-Shifa është spitali më i madh në Gaza dhe si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja pretendojnë se Hamasi ka një bazë komanduese nën të – gjë që Hamasi e mohon.

Të këshilluara

Lëshohet alarm mbarëkombëtar në Ukrainë

Një alarm gjithëkombëtar për sulme të mundshme ajrore u lëshua në Ukrainë më 14 nëntor, me autoritetet që i bënë thirrje qytetarëve të kërkojnë strehim. “Ka ...

15:35

Vdes motra e Donald Trump

Maryanne Trump Barry, motra më e madhe e ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur, thanë për CNN dy burime të afërta me familjen. Ajo është ndarë nga jeta në ...

19:46

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI