Flash

Seferi feston 27 vjetorin e lindjes, dhuratën pas Moldavisë

Lapsi.al 15 November 2023
Seferi feston 27 vjetorin e lindjes, dhuratën pas Moldavisë

Një ditëlindje e festuar në një mënyrë tepër të veçantë për sulmuesin Taulant Seferi. Entuziazëm dhe shumë humor në kampin kuqezi, me urimet që shkojnë të gjitha për sulmuesin, sot 27 vjeç. Në një video të shfaqur në rrjetet sociale nga Arbnor Muja, Seferi ka mbajtur fjalimin e rastit. Dhe dëshira e shprehur prej tij është se dhuratën e dëshiron pas ndeshjes me Moldavinë. Një dëshirë që nënkupton kualifikimin në “Gjermani 2024”.

“Gjermania o vllazën, nuk është si përpara”, këndoi Seferi, një këngë që tashmë është bërë hit në grumbullimet e Kombëtares. Nuk kanë munguar batutat dhe humori... Fillimisht sulmuesi ka deklaruar para shokëve të tij se me këtë këngë dëshiron të përshëndesë portierin Berisha, e më pas ka nisur të këndojë.

VIDEO/ Shqipëria dyfishon rezultatin ndaj Çekisë, shikoni golin e Seferit

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI