Flash

Shqipëria U17 humb 3-0 ndaj Portugalisë në ndeshjen e parë të Europianit

Lapsi.al 15 November 2023
Shqipëria U17 humb 3-0 ndaj Portugalisë në ndeshjen e parë

Kombëtarja shqiptare e futbollit U17, ka debutuar me humbje në ndeshjen e parë të grupit kualifikues të Europianit të kësaj grupmoshe. Kuqezinjtë e U17 te drejtuar nga Ardi Behari, janë mundur me shifrat 3-0 nga Portugalia. Kjo e fundit është pritëse e minigrupit dhe pretendente kryesore për kualifikimin.

Ashtu siç pritej, ekipi vendas dominoi plotësisht ndeshjen. Ndërkohë që U17 kuqezi vetëm mbrohej, duke shpresuar në ndonjë kundërsulm. Por “muri” i ndërtuar para portës tonë u thye me një gjuajtje të devijuar. Kaq i mjaftoi Portugalisë që të mbyllte në avantazh pjesën e parë. Ndërsa Shqipëria nuk ia afrua asnjëherë rrezikshëm kundërshtarit.

E njëjta tablo u përsërit edhe në fraksionin e dytë të lojës. U17 kuqezi e mbyllur mbrapa dhe Portugalinë që kërkonte golat. Luzitanët shënuan dy të tillë në 3 minuta për të vënë në kasafortë ndeshjen. Ata shpërdoruan disa mundësi të mira për një bilanc më të thellë ku regjistruan 20 tentativa drejt portës kuqezi dhe fituan 17 goditje këndi.

Në fund, suksesi 3-0 i Portugalisë e vendos këtë skuadër në kreun e grupit përkrah Çekisë që mposhti 4-0 Malin e Zi. Pikërisht Çekia është kundërshtari i radhës i kuqezinjve në Grupin 5 të kualifikueseve.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI