Flash

Tre shqiptarë rrezikojnë nga 6 vite burg në Belgjikë për trafik klandestinësh

Lapsi.al 15 November 2023
Tre shqiptarë rrezikojnë nga 6 vite burg në Belgjikë

Tre shqiptarë rrezikoj në nga 6 vite burg për trafik klandestinësh me varkë në Detin e Veriut, nga një gjykatë belge.

Në prangat e policisë së Belgjikës kanë rënë shtetasit Drilon L., 26 vjeç, Eliona B., 44 vjeç dhe Areklon Z., si dhe një gjobë prej 48 mijë eurosh për këtë të fundit.

Ngjarja ka ndodhur më 20 shtator të vitit 2022, ku roja bregdetare arriti të nxjerrë në breg gjashtë burra dhe një grua refugjatë pas një operacioni shpëtimi. Varka drejtohej nga Drilon L., i cili kishte udhëtuar nga qyteti i Liège me një furgon për në De Panne. Furgoni tip “Mercedes” drejtohej nga bashkatdhetaria e tij Eliona B. 44-vjeçarja ka deklaruar për autoritete belge se urdhrin e kishte marrë nga Areklon Z., dhe se do të merrte 200 euro për këtë shërbim.

Sipas asaj që raportojnë mediat belge, vendimi për tre shqiptarët do të jepet më 3 janar të vitit të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI