Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

7 të plagosur, Hamasi merr përgjegjësinë e sulmit në Jeruzalem

Lapsi.al 16 November 2023
7 të plagosur, Hamasi merr përgjegjësinë e sulmit në

Krahu i armatosur i Hamasit, al Qassam, ka marrë përgjegjësinë për të shtënat që ndodhën në Jerusalem.

Një zëdhënës i policisë izraelite njoftoi se shtatë persona ishin plagosur, pas sulmit që ndodhi në pikën e kontrollit që të çon në Bregun Perëndimor.

“Kjo ndodhi pasi ata arritën me një automjet të dyshimtë dhe hapën zjarr drejt forcave tona. Si rezultat i sulmit terrorist, shtatë persona pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme dhe aktualisht janë duke u evakuuar për trajtim mjekësor”, deklaroi ai.

Hamasi, i cili drejton Gazën, nuk është përgjegjës në Bregun Perëndimor. Aty ka përleshje dhe trazira të rregullta, të cilat janë rënduar nga kolonët izraelitë që kërcënojnë dhe shkaktojnë dhunë ndaj palestinezëve nëse ata nuk heqin dorë nga toka e tyre. Këto veprime janë dënuar edhe nga mbështetësit më të fortë ndërkombëtarë të Izraelit, si SHBA-ja.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI