Flash

Lajçak jep detaje për takimet me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

Lapsi.al 16 November 2023
Lajçak jep detaje për takimet me kryenegociatorët e
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar në platformën X për takimet që ka pasur ndaras në Bruksel me kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç. Lajçak thotë se është folur për përparimin e një sërë çështjeve në agjendën e dialogut. “Sot prita kryenegociatorët, të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet tona ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në agjendën tonë”, - ka shkruar Lajçak. Kohët e fundit dialogu po zhvillohet në nivelin më të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë janë angazhuar liderë të shteteve si të Gjermanisë, Francës, Italisë, por edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Marrëveshja e Brukselit dhe anekesi i Ohrit ka gjetur pajtim në aspektin deklarativ, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po refuzon nënshkrimin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Stuhia polare po i afrohet Shqipërisë

Kjo e enjte shënon ditën e fundit me mot të mirë dhe me diell. Kjo, pasi e premtja do të sjellë në vendin tonë dimrin e vërtetë, pasi i gjithë territori pritet ...

20:00

Moti bën nesër kthesën e papritur

Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë vendin tonë do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Reshjet nisin në orët e mëngjesi...

19:16

Shkarkimi/ Kush është kreu i ri i IKMT

Vetëm 8 muaj pasi mori detyrën, drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj është shkarkuar. Arsyeja e shkarkimit vjen pas a...

15:55

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI