Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Lapsi.al 16 November 2023
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë vendin tonë, ku parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin. Më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave në gjithë territorin e vendit, por mundësia për reshje është thuasje zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.  Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI