Flash

Shkarkimi/ Kush është kreu i ri i IKMT

Lapsi.al 16 November 2023
Shkarkimi/ Kush është kreu i ri i IKMT

Vetëm 8 muaj pasi mori detyrën, drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj është shkarkuar.

Arsyeja e shkarkimit vjen pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë patur në adresë të tij për vendime arbitrare.

Ismailaj erdhi në këtë post në Mars të këtij viti si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama.

Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Hoxha ka punuar gjithashtu edhe si këshilltar në kabinetin e Sandër Lleshajt e Bledi Çuçit dhe më herët në Hetimin Tatimor e Policinë e Shtetit.

IKMT është një strukturë, e cila është sulmuar shpesh për shkak të një sërë aksionesh të ndërmarra për shembjen e ndërtimeve pa leje apo që preken nga projekte publike.

Të këshilluara

INSTAT përmbyll Censin e popullsisë 2023

Instituti i Statistikave në Shqipëri, ka bërë me dije se Censi i popullsisë 2023 është përmbyllur, ku një falënderim ka shkuar për qytetarët, të cilët kanë treg...

18:26

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI