Flash

Apeli nuk e rikthen në detyrë presidentin e Urdhrit të Stomatologëve

Lapsi.al 17 November 2023
Apeli nuk e rikthen në detyrë presidentin e Urdhrit të

Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën e presidentit të urdhrit të stomatologëve Nikoll Deda për heqjen e masës së pezullimit nga detyra, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Pavarësisht se ndodhej në një proces gjyqësor i akuzuar për pengim të ekzekutimit të vendimeve në një tjetër procedim penal, Nikoll Deda vijonte të ndërmerrte veprime aktive duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së për interesat e tij. Në 2021 u denoncua për falsifikim në zgjedhjen e mandatit të dytë të tij, për të cilin u kallëzua.

Gjykata Administrative i vlerësoi antiligjore e antistatutore duke vendosur ngrirjen e gjitha strukturave të reja dhe lënë në fuqi ato të vjetra. Kryetari i Urdhrit për Tiranën, Almiro Gurakuqi që denonconte veprimet e Dedës, u shkarkua nga ky i fundit, por pas një procesi gjyqësor, e rifitoi përsëri pozicionin ku ai ishte zgjedhur.

Kundër vendimeve të Gjykatave, Deda vijonte të firmoste vendime qindra-mijëra eurosh, emëronte e shkarkonte punonjës, përfshirë anëtarë të familjes së tij, apo merrte kredi në vlerën prej 250.000 euro.

‘Nga hetimet, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij shtetasi Nikoll Deda ka krijuar një ‘klimë posedimi privat’ duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut në nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni’, thotë ndër të tjera Prokuroria e Tiranës.

Nikoll Deda ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste dhe është akuzuar shpesh edhe për dhënie të licencave false.

Të këshilluara

Më shumë vajza e gra në STEM!

Në kuadër të Javës së Sipërmarrjes, organizuar nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit nga datat 13-19 nëntor, Vodafone Albania në bashkë...

16:26

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI