Flash

Debate në gjyq, shtyhet seanca për Laert Haxhiun

Lapsi.al 17 November 2023
Debate në gjyq, shtyhet seanca për Laert Haxhiun

Shtyhet seanca për Laert Haxhiun për më 1 dhjetor ora 14:30. Prokuroria do të relatojë provat shkresore dhe me pas do të lexohet pretenca. Gjatë seancës pati debate mes avokatit Detar Hysi dhe relatorit të seancës Erjon Cela. Hysi kërkoi që gjykata të pranonte kërkesën e tij për heqjen dore nga përfaqësimi i Haxhiu, duke argumentuar se ky i fundit nuk dëshiron që të mbrohet nga avokati Detar Hysi. Po ashtu sipas avokatit edhe familjaret e 32-vjeçarit nuk janë dakord që ai të përfaqësojë Laert Haxhiun.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Erjon Cela relatoi se Hysi do të qëndrojë në gjykatë deri sa avokati kryesisht Elvis Gorishti të jetë njohur me aktet e çëshjtes objekt gjykimi sipas kodit të procedurës penale. Gjykata po ashtu ka marrë vendim që procesi gjyqësore të vijoj në mungesë të Laert Haxhiut pasi ky i fundit ka refuzuar marrjen dijeni neë burgun Grek ku ndodhet i ndaluar në pritje të ekstradimit të tij drejt vendit tonë. Gjyqtari Erjon Cela në fund relatoi që avokati Hysi në seancën e radhës duhet të sjellë një prokurë të firmosur nga familjaret e Laert Haxhiut qe i heqin avokatit tagrat e përfaqësimit.

Gjithashtu duhet qe prokurorja e ceshtjes Doloreza Musabelliu te paraqes me shkrim përmbledhjen e provave shkresore për të jua vene ne dispozicion avokateve. Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur ne shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet te ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Gjykata e Apelit ne Athine do te thotë edhe fjalen e fundit per fatin e Laert Haxhiut. Po ashtu ai ka kerkuar edhe azil ne shtetin grek.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot monedha evropiane do të blihet me 103.5 lekë dhe do të shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 95.3...

09:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI