Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Berisha: Nëse e lejojmë, Rama në 2025 do shpërndajë zarfa me 150 mijë lekë për votë

Lapsi.al 18 November 2023
Berisha: Nëse e lejojmë, Rama në 2025 do shpërndajë

Kryedemokrati Sali Berisha në takim me demokratët dhe qytetarët e Lushnjes u shpreh se zgjedhje të lira me kryeministrin Edi Rama nuk mund të ketë. Berisha akuzoi kryeministrin se mori 710 mijë vota me forcën e shtetit.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri  tha se Rama i hoqi vulën opozitës dhe liroi nga burgu vrasës serial që u sollën si xhelatë të votës. Berisha shprehet se zgjedhjet e ardhshme ai do shpërndajë zarfe me 150 mijë lekë brenda dhe do lirojë nga burgu 2 herë më shumë vrasës.

"Çfarë opozitarësh jemi nëse nuk përballemi dhëmbë për dhëmbë me të. Ndaj dhe po protestojmë në parlament. Kemi nisur betejë pa kthim. Ftojmë secilin nga ju të angazhohet në këtë betejë pa kthim, për fitoren edhe një herë të pluralizmit edhe një herë të demokracisë, edhe një herë të së ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë. Pra, kjo është një betejë jetike, vendimtare. Kjo kërkon angazhimin tonë të fuqishëm, kërkon betimin tonë se diktatura nuk do vijojë më tej.  E di se sa të mërzitur jeni pas betejave elektorale, e kam shumë të qartë atë. Unë duhet të flas haptas me ju. Duke u përpjekur të bëjmë gjithckka me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Qarkullojnë mendimet se ky nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet. Ky mori 710 mijë vota duke përdorur forcën e shtetit. Duke përdorur 630 mijë zarfa. Duke transferuar 1 milionë e 300 mijë zjgedhës. Duke i hequr emrin opozitës. Duke hequr vulën. Duke lejuar vrasësit serial nga burgu, si xhelatë të votës së shqiptarëve. Ai i grabit zgjedhjet. Zgjedhjet  i fituan ata që me gjithë këtë terror arrijnë të votohen nga 600 mijë shqiptarë. A do ta pranojmë këtë situatë?! Në 2025 nuk do shpërndajë zarf me 50 mijë lek, do shpërndaj 150 mijë lek. Lekët tuaja. Nëse e lejojmë, në 2025 nuk do ndryshoj qendrat e votimit për 1 milionë shqiptarë, por për 1 milionë e gjysëm. Do lirojë 2 herë më shumë vrasës nga burgjet.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI