Flash

Berisha tregon shkresën: Irena Gjoka u shkarkua nga unë për korrupsion

Lapsi.al 18 November 2023
Berisha tregon shkresën: Irena Gjoka u shkarkua nga unë për

Sali Berisha ka vijuar sot gjatë një komunikimi me qytetarët sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka firmosur vendimin për masën e tij të sigurisë "detyrim paraqitje". Berisha thotë se kjo gjyqtare është në konflikt interesi pasi është shkarkuar prej tij për korrupsion në vitet '90. Sipas Berishës, Gjoka është një shërbëtore e Edi Ramës.

 "Unë jam sot këtu para jush, ju më keni dëgjuar me ditë të tëra që t’i kërkoj të bëjë publike a ka qenë apo jo e ndëshkuar nga Sali Berisha në vitin 1996. Është fshehur pas krimit që ka kryer. Është fshehur pas shkeljes flagrante të ligjit të konfliktit të interesit, si një mercenare e Edi Ramës. Atëherë, meqenëse ajo është fshehur, unë po u jap ju, e kam ruajtur për ju, e kam ruajtur për ju këtë shkresë. Kjo shkresë është përgjigjia që Ministria e Drejtësisë u jep avoketërve, që pranon se Irena Gjoka, gjykatësja Irena Maneku ka masë disiplinore. Shikoni sa qesharake, thonë nuk e dimë nëse është Gjoka kjo Maneku apo tjetër, në një kohë kur kjo është gjykatësja që fshihet pas krimit, sepse ka kryer krim duke shkelur ligjin e konfliktit të interesit. Sepse kur ka shkuar dosja, e tëra me mashtrime, një piramidë mashtrimi, ka qenë e detyruar nga ligji të deklarojë se nuk kam asnjë konflikt interesi në gjykimin e kësaj dosje. Ja ku është shkresa. Dokumente të tjera do i faktojnë se kjo Maneku është Gjoka dhe Gjoka është Maneku, meqenëse ajo kryen krimin e shëmtuar dhe i fsheh ministrit të Drejtësisë faktin se ajo është i njëjti person. Është shkarkuar nga Sali Berisha për shkelje të rënda dhe korrupsion," tha Berisha.

Të këshilluara

Dëborë edhe në Bulqizë

Për shkak të uljes së temperaturave dëbora ka zbardhur sot malet e Bulqizës. Reshje e dendura të shiut të një nate më parë u shoqëruan me temperatura të ulët...

11:41

Vlorë, arrestohet "skifteri" 41-vjeçar

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 8”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Vodhën një shumë parash në një banesë, në qytetin e Vlorë...

11:20

Arrestohen 3 shpërndarës droge në Shkodër

Tre të rinj janë vënë në pranga në kuadër të operacionit Tempulli pasi dyshohet se shisnin doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës. Njoftimi ...

11:10

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI