Flash

Emrat/ Trafikonin kokainë në Britani, burg për bandën shqiptare

Lapsi.al 18 November 2023
Emrat/ Trafikonin kokainë në Britani, burg për bandën

Autoritetet britanike kanë shkatërruar një grup shqiptar të krimit të organizuar që trafikonte drogë të klasit A. Banda e përbërë nga 10 persona është dënuar në total me 70 vjet burg, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja.

Operacioni është zhvilluar në mars të vitit të kaluar në Derbyshire, ndërsa autoritetet thonë se personat e arrestuar shpërndanin kokainë në Sëadlincote, North-West Leicestershire dhe East Staffordshire dhe duke fituar qindra mijëra paund.

Grupi kriminal drejtohej nga vëllezërit Edmond dhe Eduard Haziri, të cilët bënin një jetë luksoze me të ardhurat e trafikut të drogës.

Policia britanike ka publikuar edhe pamjet e operacionit, ku janë vënë në pranga dy vëllezërit, pro edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Anëtarët e bandës u akuzuan për furnizim kokaine dhe të gjithë u dënuan në Gjykatën Derby Crown për sa vijon:

-Edmund Haziri, 36 vjeç, pa adresë fikse – i dënuar me 15 vjet burg.

-Edward Haziri, 34 vjeç, nga Shardeloes Road, Lewisham, Londër – i burgosur me 15 vjet e gjashtë muaj.

-Grazmend Hoxha, 47 vjeç, nga Denis Close, Leicester – i dënuar me 11 vjet burg.

-Alban Krasniqi, 34 vjeç, nga Blackheath Hill, Londër – i dënuar me nëntë vjet burg.

-Samuel Stoica, 25 vjeç, nga Burton Crescent, Wolverhampton – i burgosur për tetë vjet e tre muaj.

-Simion Stoica, 22 vjeç, nga Jeremiah Road, Wolverhampton – burgosur për tre vjet e gjashtë muaj.

-Kristi Prifti, 23 vjeç, pa adresë fikse – i dënuar me katër vjet burg.

-Joshua Garrigan, 32 vjeç, nga Charnborough Road, Coalville – burgosur për dy vjet e tetë muaj.

-Razvan Manoliu, 27 vjeç, nga Village Mews, Burton-upon-Trent – ​​burgosur për dy vjet e tetë muaj.

-Daniel Stavrat, 29 vjeç, pa adresë fikse – do të dënohet muajin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI