Flash

Kthesa në aferën e sterilizimit/ Ilir Beqaj një hap larg burgut, SPAK i cakton masë sigurie

Lapsi.al 18 November 2023
Kthesa në aferën e sterilizimit/ Ilir Beqaj një hap larg burgut,

Tre muaj pasi Gjykata e Posaçme orientoi SPAK të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit Ilir Beqaj dhe ish ministrit të financave Shkëlqim Cani për koncensionin e sterilizimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë sot një tjetër vendim.

Ish-ministrit të Shëndetësisë i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe i është ndaluar të dalë jashtë vendit.

LEXO EDHE: Procedimi i SPAK, dorëhiqet Ilir Beqja 

“Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal. Urdhërohet personin nën hetim I. B. që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30. Urdhërohet personin nën hetim I.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim I.B. Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (në datën 17.11.2023)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në verë të këtij viti, hetimet 3-vjeçare të prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi e mbyllën rrethin e të akuzuarve me ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe anëtarët e komisionit, por gjyqtari Erion Bani arsyetoi se ka indicie që ish-ministri Ilir Beqaj paracaktoi fituesit, nuk ndaloi konfliktin e interesit dhe bëri udhëtime me përfituesit e koncesionit – ç’ka sipas tij ngre dyshime edhe për veprat penale të korrupsionit.

LEXO EDHE: Keqpërdorimi/ Ilir Beqaj nxjerr videot e doktorëve pro sterilizimit

Pas arrestimit të ish zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit të sterilizimeve spitalore Ilir Rrapaj nën akuzat e mashtrim, falsifikim dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim, masa e sigurisë ndaj Ilir Beqajt është sot një tjetër zhvillim për aferën 100 milionë dollarë të sterilizimit të nënshkruar në dhjetor 2015 nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

LEXO EDHE: SPAK e fali/ Si e gënjeu Ilir Beqja gazetarin për njohjen me Ilir Rrapajn

Dy prej protagonistëve të procesit, Rrapaj dhe Rrjepaj, janë tashmë në arrest me burg, dy të tjerë - drejtorët ekonomikë dhe juridikë janë në arrest shtëpie, katër komisionerë të koncensionit në detyrim paraqitje. Nuk dihet ende çfarë ka bërë SPAK lidhur me ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

Aktualisht Ilir Beqaj mban detyrën e kreut të SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, një institucion në nivel ministrie që menaxhon gjithë fondet ndërkombëtare që vijnë në Shqipëri, e krijuar enkas dy vite më parë me vendim qeverie. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Rama tani me Beqajn, do ta shkarkojë apo jo?

LEXO EDHE:“Amnistia” për Beqajn nxjerr përplasjen e brendshme në SPAK

E kemi dëgjuar shpesh kryeministrin të përmend rastin e Arben Sefgjinit në kohën e PD, që ndonëse ishte me masë sigurie nga gjykata, vijonte të mbante pozicionin zyrtar. Sipas Ramës ai ishte një shembull i keq i qeverisë së Sali Berishës dhe raportit të saj me drejtësinë. Le të shohim sot si do të sillet Rama me ish-ministrin e tij.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI