Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Von der Leyen: KE kundër zhvendosjes me detyrim të palestinezëve

Lapsi.al 18 November 2023
Von der Leyen: KE kundër zhvendosjes me detyrim të palestinezëve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se është kundër zhvendosjes së detyruar të palestinezëve. Von der Leyen ka zhvilluar një vizitë në Egjipt këtë të shtunë dhe pas takimit me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sissi në Kajro bëri me dije se zhvedosja e palestinezëve nuk duhet të jetë e detyruar.

“Ne pajtohemi për parimin e zhvendosjes jo të detyruar të palestinezëve dhe për një horizont politik të bazuar në një zgjidhje me dy shtete”, shtoi ajo.

Von der Leyen vizitoi Egjiptin për shkak të situatës së rëndë humanitare që është krijuar në Rripin e Gazës si dhe rolin që po luan Egjipti për të lehtësuar kalimin e ndihmave drejt civilëve, shkruajnë mediat e huaja.

“Diskutova krizën e vazhdueshme humanitare në Gaza me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi. Falënderova Egjiptin për rolin e tij kyç në ofrimin dhe lehtësimin e ndihmës humanitare për palestinezët e pambrojtur. Ne pajtohemi me parimin e moszhvendosjes me forcë të palestinezëve dhe në një horizont politik të bazuar në zgjidhjen me dy shtete", shkruan Ursula von der Leyen.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI