Flash

Ishujt Faroe nuk e besojnë edhe vetë se mund të pengojnë Shqipërinë: seanca e hapur për mediat

Lapsi.al 19 November 2023
Ishujt Faroe nuk e besojnë edhe vetë se mund të pengojnë

Ishujt Faroe kanë kryer seancën zyrtare stërvitore në Arena Kombëtare, përpara ndeshjes së fundit eleminatore me Shqipërinë. Të fundit me 1 pikë në 7 ndeshje, miqtë nuk besojnë siç duket as vetë se mund të pengojnë kuqezinjtë të arrijnë misionin final, vendin e parë në grupin E të Euro 2024. Edhe pse në fakt, tekniku Jakan Ericson, në konferencë për shtyp pretendon të kundërtën.

Numri 1 i pankinës së Ishujve Faroe ka theksuar se nuk do të ishte këtu nëse nuk do ta besonte këtë: “Nuk do të isha këtu, po të mos e besoja – tha Eriscon -. Ne nuk jemi këtu për ti prishur punë apo rezultatin Shqipërisë, por për të bërë mirë vetë e për të ecur përpara”.

E megjithatë, e habitshme në këtë rast, kur Ericson zbuloi se “do të aplikojmë disa skema të reja në këtë ndeshje, që nuk kemi patur mundësi t’i provojmë”, ka vendosur që të mos fshehë asgjë nga media. Ishujt Faroe në seancën e fundit kanë mbajtur të hapur dyert për mediat, jo vetëm 15 minuta si ndodh zakonisht. Kjo tregon në fakt se skuadra e Ericson dhe vetë tekniku nuk është se kanë ndërmend të përdorin befasinë ndaj kuqezinjve, që me një pikë sigurojnë vendin e parë në grup.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI