Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

OKB: Shtohen sulmet e kolonëve hebre ndaj palestinezëve

Lapsi.al 20 November 2023
OKB: Shtohen sulmet e kolonëve hebre ndaj palestinezëve

Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, ka patur një rritje të sulmeve të kolonëve hebre ndaj palestinezëve, thotë një raport i Zyrës së OKB-së për Çështjet Humanitare. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Izrael Yan Boechat, në pjesët jugore të Bregut Perëndimor, dhjetëra fshatra janë shkatërruar, fermerët janë detyruar të largohen nga tokat e tyre dhe mbi një mijë njerëz janë zhvendosur.

Në kodrat e Hebronit është krijuar një grumbull me artikuj, gjëra personale dhe mobilje të shkatërruara, që më parë janë përdorur nga dy familje palestineze, që jetonin në komunitetin El-Mfaggara deri para dy javësh. Sipas banorëve të kësaj zone, një grup i armatosur kolonësh izraelitë erdhën një ditë me kamionë dhe buldozerë dhe shkatërruan gjithçka.

“Kolonë me veshje ushtarake erdhën këtu, filluan një sulm dhe shkatërruan gjithçka. Nuk kemi parë asnjëherë veprime të tilla nga ushtarët. Më parë, ne merrnim një letër paralajmëruese, por këtë radhë kolonët erdhën këtu pa paralajmërim me veshje ushtarake dhe shkatërruan gjithçka”, thotë Mahmoud Hammandeh, udhëheqës i komunitetit El-Mfaggara.

Zoti Hammandeh thotë se familja e tij ka jetuar me shekuj në këtë zonë në kodrat e Hebronit, duke u marrë me blegtori dhe bujqësi. Ai thotë se kolonët po afrohen gjithnjë e më shumë. Me luftën mes Izraelit dhe Hamasit, zoti Hammandeh thotë se duket se situata ka dalë jashtë kontrollit, me kërcënime dhe dhunë.

“Ndihem i poshtëruar dhe i ofenduar nga ky trajtim i rëndë. Kjo nuk u shkaktua nga hebrenjtë sepse ata janë njerëz të mirë, kam jetuar me ata. Sulmi u krye nga zionistët, të cilët vijnë nga zona të ndryshme të botës dhe janë pa fe dhe pa etikë”, thotë ai.

Sipas Zyrës së OKB-së për Çështjet Humanitare, të paktën 15 fshatra janë shkatërruar dhe më shumë se një mijë njerëz janë zhvendosur që nga sulmi militantëve të Hamasit më 7 tetor në Izrael.

Zyra e qeverisë së Izraelit për marrëdhëniet me shtypin dhe zyrtarët e ushtrisë izraelite nuk pranuan të bëjnë komente mbi rritjen e numrit të sulmeve nga kolonët izraelitë kundër fermerëve palestinezë. Në javët e fundit, qeveria izraelite filloi shpërndarjen e mijëra armëve për civilët dhe kolonët, që jetojnë në zonat kufitare me Rripin e Gazës dhe në vendbanimet në Bregun Perëndimor.

“Ne po shkojmë në gjithë zonat për të shpërndarë armë. Ato mund të shpëtojnë jetë. Çdo pushkë, pistoletë, që ne e japim me leje, mund të shpëtojë një familje. Ato mund të shpëtojnë një ndërtesë banimi. U bëj thirrje shtetasve të Izraelit që të armatosen”, thotë Itamar Ben-Gvir, Ministër i Sigurisë Kombëtare të Izraelit.

Banorët e këtij fshati të komunitetit beduin, i cili ndahet nga një gardh me një vendbanim hebre, thonë se gjendja po përkeqësohet. Ata thonë se janë kërcënuar nga kolonët izraelitë që të largohen nga zona.

“Dy javë më parë, grupe të armatosura kolonësh pushtuan komunitetin tonë në një mënyrë të tmerrshme. Ata ndaluan të gjithë të rinjtë, 10 për qind e komunitetit tonë, dhe na morën në pyetje në mënyrë të dhunshme, diçka që vetëm terroristët e bëjnë”, thotë Tarek Hathakeen, banor i kësaj zone.

Banorët e këtij rajoni thonë se para luftës, ata telefononin policinë izraelite për të zgjidhur problemet që kishin me kolonët. Por tani, ata thonë se askush nuk vjen për t’i ndihmuar./VOA

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI