Flash

Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson prindër për herë të parë

Lapsi.al 20 November 2023
Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson prindër për herë të

Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson do të bëhen prindër. Pas muajsh spekulimesh për shtatzëninë, aktorja konfirmoi se ajo po pret fëmijën e saj të parë gjatë setit të saj në Festivalin Corona Capital në Mexico City të dielën.

“Vendosa të vishja diçka veçanërisht të shkëlqyeshme sot, sepse mendova se mund të largonte vëmendjen nga diçka tjetër që po ndodh,” tha ajo në një video ndërsa bënte gjeste drejt barkut të saj.

“Nuk jam e sigurt nëse po funksionon”, shtoi ajo me shaka.

Përpara njoftimit, burimet i kishin thënë Page Six se Waterhouse dhe Pattinson ishin "të emocionuar" që po fillonin familjen e tyre.

Këngëtarja e "To Love" ndezi për herë të parë thashethemet për shtatzëninë në tetor gjatë një paraqitjeje  me aktorin e "Twilight" në GO Awards në Los Angeles.

Çifti u pa më vonë në një shëtitje në Griffith Park të LA në fillim të nëntorit, ku Waterhouse u fotografua me një pulovër blu dhe pantallona të shkurtra gri.

Dyshja janë në lidhje prej pesë vitesh, megjithatë ata kanë arritur ta mbajnë romancën e tyre kryesisht larg vëmendjes. Pattinson dhe Waterhouse bënë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq në dhjetor 2022 teksa morën pjesë në një shfaqje të modës Dior në Giza, Egjipt./Lapsi.al

Të këshilluara

50 Cent 'shpëton' nga incidenti në skenë

Asnjë kallëzim penal nuk është ngritur kundër 50 Cent(Curtis James Jackson) pasi ai dyshohet se goditi një fans në kokë me mikrofonin e tij gjatë një shfaqjeje ...

18:10

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI