Flash

Bremer, mesazh paralajmërues: "Juventus mes skuadrave më të mira në botë. Më pëlqen Premier"

Lapsi.al 21 November 2023
Bremer, mesazh paralajmërues: "Juventus mes skuadrave më të

Rinovimi me Juventus tani është në fazën e mbërritjes, por Gleison Bremer i shkel syrin Premier League. “Më pëlqen La Liga e Premier League, veçanërisht Premier që është një kampionat shumë emocionues dhe argëtues – tha ai për ‘Telegraph’ –. Një ditë do të doja të luaja në Premier League, por për momentin jam fokusuar te Juventus. Duam të fitojmë trofe në Torino, ne jemi një nga skuadrat më të mira në botë”. Për rëndësinë e teknikut Mazzarri në kohën e tij te Torino, braziliani nuk heziton: "Ai ishte si një figurë babai për mua".

“Kisha një vit të parë vërtet të vështirë, sepse nuk kisha shumë mundësi dhe doja të largohesha. Mazzarri më mbajti një fjalim, duke më bërë të ditur se ai besonte tek unë dhe më tha të kisha durim për të mësuar aspektet taktike të futbollit italian - shtoi Bremer -. Unë vija nga një futboll ku loja në mbrojtje trajtohej ndryshe nga ajo në Itali, kështu që ai thjesht më tha të mësoja dhe pastaj do të kisha mundësitë e mia. Shkoi pikërisht kështu. Pas një viti pata mundësinë time dhe unë nuk kam pushuar kurrë së luajturi”.

SELECAO E IDHUJT E TIJ

Që nga shtatori 2022, Bremer i është bashkuar ekipit kombëtar të Brazilit në mënyrë të përhershme. Një nder por edhe shumë presion. "Është një kënaqësi e madhe të vesh fanellën e Brazilit, sepse çdo fëmijë ëndërron të luajë për kombëtaren. E unë nuk isha ndryshe. Por nga ana tjetër ka edhe një përgjegjësi të madhe dhe një presion të madh sepse Brazili duhet të fitojë çdo ndeshje. Njerëzit në Brazili dëshirojnë të shohin Brazilin e vitit 2002, kur ne fituam Botërorin e fundit. Kanë kaluar pesë Kupa Bote që nga fitorja e fundit dhe ne e dimë se ka kaluar një kohë e gjatë".

Lexo më tej: Juventus rinovon me bastexhiun Fagioli deri në vitin 2028: "Besojmë te ai dhe po e presim"

Modelet e tij si futbollist. "Unë kam disa modele që luajtën në Angli si qendërmbrojtës. Kam parë David Luiz te Chelsea, fitues i Premier League dhe Champions League. Por edhe Vincent Kompany në të gjitha vitet që luajti me Manchester City".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI