Flash

Ironia e deputetit italian: Të ndërtojmë një urë me Shqipërinë

Lapsi.al 21 November 2023
Ironia e deputetit italian: Të ndërtojmë një urë me

Dhoma e ulët e parlamentit italian diskutoi këtë të martë marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Ajo u mbrojt nga ministri i jashtëm Antonio Tajani i cili tha se drafti është një nga përpjekjet për të zgjidhur problemin. Por marrëveshja mori kritika të forta nga opozita. Një nga diskutimet më pikante ishte ai i Riccardo Ricciardi i “Lëvizjes 5 yjet”.

“Kjo marrëveshje me Shqipërinë do të na kushtojë jo vetëm shifrat e deklaruara, por kushedi sa para ndër vite. Imagjinoni vetëm shpenzimet e udhëtimit të gjithë stafit italian që do të duhet të menaxhojë procedurat burokratike dhe gjyqësore në këto qendra për të bërë të njëjtat gjëra që mund të bënin në Itali. Ne i propozojmë Salvinit një urë të bukur Itali-Shqipëri për të ulur kostot” – tha Ricciardi duke shkaktuar të qeshura në sallë.

“Të lëmë mënjanë shakatë. Këto dy qendra në Shqipëri do të na kushtojnë 10 herë më shumë se qendrat e ndërtuara në Itali. Shume para për çfarë? Sigurisht jo për të zgjidhur problemin e zbarkimeve të cilat me këtë qeveri kanë arritur në 150 mijë në vit falë disa mijërave që duhet të shkojnë përkohësisht në Shqipëri” - tha ai.

“Kjo reklamë e shtrenjtë dhe e padobishme ishte e dobishme vetëm për Melonin, e cila u detyrua të shpikte diçka për të mos humbur konsensusin me Salvinin, i cili e ka bombarduar atë për çështjen e emigracionit prej muajsh dhe për të zgjidhur problemin e guvernatorëve të qendrës së djathtë që nuk donin të merrnin më emigrantë në Qendrat e Mbajtjes së Riatdhesimit të propozuara fillimisht në rajonet e tyre.

Është sindroma “jo në oborrin tim” që Meloni e zgjidhi duke e zhvendosur problemin në Shqipëri. Ndoshta do të bëjnë të njëjtën gjë edhe për termocentralet bërthamore. Në fillim do të na thonë se na duhen dhe pastaj kur të shohin kundërshtimin e italianëve do t’i dërgojnë edhe ato në Shqipëri. Ju do të dëshironit të dëgjoni të quheni fashistë, por ju jeni thjesht të paaftë” – tha deputeti italian i opozitës.

Ai shigjetoi paksa edhe Edi Ramën.

“Marrëveshja nuk zgjidh absolutisht asgjë. Çështja është e qartë. Kryeministri shqiptar kishte nevojë për një sponsor drejt BE-së. Ai u shërbeu me të drejtë interesave të tij. Dhe ne po paguajmë për fushatën elektorale të Melonit kundër Salvinit. Është thjesht një tjetër reklamë” - tha Ricciardi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Gjadër të Lezhës. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë tre automjete, me shoferë E...

15:37

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI