Flash

Berisha: Nuk ka negociatë me Ramën, është betejë për jetë a vdekje

Lapsi.al 22 November 2023
Berisha: Nuk ka negociatë me Ramën, është betejë

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur kundër çdo negociate me Edi Ramën, për të rikthyer normalizimin e jetës parlamentare.

Sipas tij beteja e opozitës me qeverinë është betejë për jetë a vdekje, dhe vetëm respektimi i Kushtetutës do të rikthente Kuvendin në një funksionim normal.

“Ju e patë, një reaksion i jashtëzakonishëm ishte. Ju e patë se si ai tym, ai tym shumëngjyrësh u shndërrua në një ylber, në një dritë të vërtetë botërore për të vërtetën e opozitës shqiptare. Dhe në një blozë të vërtetë për Edi Ramën dhe Lindën e tij në parlament. Blozë! Ju e patë vetë, edhe sot mediat botërore hapen me këtë çështje. E pakonceptueshme, të mohosh një të drejtë kushtetuese, deputetëve për të hetuar qeverinë. Nuk mund ta bësh kurrë këtë, ti i asgjëson ata. Çfarë negociate? Me Kushtetutën nuk ka negociata. Të zbatohet Kushtetuta.

Çfarë negociate? Po kërkojme ne gjë ekstra? Vetëm Kushtetutën. Zbatimi i Kushtetutës është normalizimi i jetës parlamentare. Nuk ka nevojë për asnjë negociatë. Të shpallet zbatimi i vendimit të Kushtetueses. Të shpallet vendim që opozitës nuk mund t’i preken përfaqësuesit që cakton. Kurrë nuk ka ndodhur që përfaqësuesit tanë të na i caktojë qeveria. Nuk e bën askush në botë përveç atij që është kthyer në genin e etërve të tij xhelatë të diktaturës komuniste.

Si mund të bëhet? Po kjo nuk ka lidhje me parlamentin. Si mund të shkruajë një kriminel në tavolinë nenin e Kushtetutës? Këtë nuk mund ta bëjë kurrë. Ai e shkruan me Edi Ramën, por ai do ketë një fat që e meriton me këtë që ka bërë.

Me këtë që ai ka bërë, me atentatin që i bën Kushtetutës së vendit, do përgjigjen gjer në fund. Jemi të vendosur ta mbrojmë me çdo mënyrë Kushtetutën. Jemi të vendosur ta mbrojmë Kushtetutën kudo. Po si mund të pranohet të ulet një gjykatëse kriminale, që fshihet prapa krimit të vet dhe të thotë duke tejkaluar Kushtetutën, se vendos këtë apo atë vendim. Ky është puç kushtetues.

Shqiptarët duhet ta dinë mirë, për mua kjo është ushqim për betejë. Ndjehem komod dhe më i përkushtuar, se jam ish-president, jam ish-kryeministër, jam deputet i betuar në Kushtetutë. Nuk ka forcë në botë që më pengon mua për ta mbrojtur atë. Do e shohin, ky është vetëm fillimi. Ia them Edi Ramës, por edhe atyre larove. Këtu kanë ndodhur hata shumë të mëdha. Pra, kemi një njeri që ka konfiskuar Kushtetutën. Është vetëm fillimi i betejës”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët banesa në Gjirokastër

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Mashkullore, të Gjirokastrës. Shteasi Koçi Shajko, i ka vënë gjatë natës flakën banesës së tij. Në vendngjar...

09:05

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI