Flash

"Kjo fitore na nxjerr egërsinë": Ahmataj llogarit pikët, Kukësi shpërthen në akuza për arbitrimin

Lapsi.al 23 November 2023
"Kjo fitore na nxjerr egërsinë": Ahmataj llogarit

“Gjithmonë ndeshjet kanë historitë dhe intrigat e veta, Tiranës i duhej kjo fitore për të nxjerrë egërsinë dhe zjarrin brenda vetes. Tiranës i duhet ky shpirt gare". Julian Ahmataj mund të marrë frymë lehtësisht pas 3-2 me të cilën Tirana e tij u imponua ndaj Kukësit, në javën e 13 të Superiores. Tekniku bardheblu, në ndeshjen e katërt radhazi pa fitore, afrohet tashmë - 6 nga Egnatia e Partizani. "Nuk është vënë asnjëherë në dyshim që Tirana është për Top 4. Sot kishim arsenal të plotë në pjesën ofensive, na u desh t'i përdornim të gjithë për të marrë fitoren".

Në fakt lajmi më i mirë për teknikun Ahmataj duhet të jetë, përveç tre pikëve, edhe rikthimi i lojtarëve të dëmtuar Abdullahu e Patrick. Braziliani nuk luan nga sezoni i kaluar i dëmtuar rëndë, por Ahmataj ka fjalë të bukura për të: "Patrick është një lojtar që nuk i ndikon ana psikologjike, si pjesës tjetër e skuadrës. Lojtarët e tjerë e ndjejnë presionin te Tirana. Kjo ndikon te ata, ndërsa Patrick nuk e ndjen shumë, vjen pa presion. Lojtarët e tjerë për shkak të presionit, bëjnë gabime të thjeshta", tha tekniku pas ndeshjes.

Lexo më tej: Dy gola në 5 minutat e fundit përmbysin Kukësin me 10 lojtarë: Tirana shpëton kur nuk e mendonte më

KËRRNAJA: 16 FAULLE DHE ASNJË I VERDHË

Stavri Nica preferon t'i lërë ndihmësit të tij Oltion Kërrnaja pjesën e komunikimit me median. Sidomos kur në daljen e teknikut të Kukësit në shënjestër ka qenë arbitri: “Keqardhje se si shkoi ndeshja, e dominuam komplet. Mbetëm me karton të kuq me vetëm tre faulle të lojtarit tonë. Ndërsa kapiteni i ekipit kundërshtar ka bërë mbi 16 faulle dhe asnjë i verdhë. Është e disata herë që ndëshkohemi në mënyrë të tillë nga arbitrat.

Kërrnaja pastaj fundosi goditjen kur u pyet nëse arbitri ndikoi në rezultat: "Si nuk ndikoi në rezultat kur luan 10 kundër 11? Nëse do të ishte 10 kundër 10…”, la të nënkuptohej ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI