Flash

Koalicioni me pro rusët, flet zv.kryeministri i Malit të Zi: Kusht, integrimi euroatlantik

Lapsi.al 23 November 2023
Koalicioni me pro rusët, flet zv.kryeministri i Malit të Zi: Kusht,

Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomisë në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj në një intervistë për “Ditari” i A2CNN u pyet mbi ndikimin që do të ketë në kursin e qeverisë së re në Podgoricë, zgjedhja e Andrija Mandiç si kryeparlamentar.

Mandiç, i cili është një nga liderët e koalicionit "Për të ardhmen e Malit të Zi", njihet gjerësisht si pro-serb dhe pro-rus, madje me lidhje të ngushta me pushtetin e Vladimir Putin.

Zgjedhja e tij në krye të Kuvendit shqetësoi edhe SHBA-në e BE-në, por duket se Gjeloshaj ka besim se Mandiç do t’i përmbahet marrëveshjes së koalicionit, ku sipas tij ka pranuar një obligim për të shmangur gjuhën agresive ndaj Bashkimit Europian dhe mbështetjen për Rusinë.

“Sinqerisht mendoj se me strukturën e qeverisë aktuale dhe me atë që kemi nisur në gjyqësor dhe me disa vendime të tjera që do merren deri në fund të vitit, Mali i Zi do të fitojë rekomandimin për mbylljen e 8 kapitujve që kanë mbetur pa përfunduar. Mendoj se në këtë rrugë të qeverisë nuk mund të ndikojë askush.

As kryeparlamentari dhe as e shkuara e tij, me atë çfarë është obliguar në marrëveshjen që ka nënshkruar, që është obliguar me të kundërtën e asaj që ka deklaruar shumicën e kohës. Ajo do të jetë politika e qeverisë së Malit të Zi dhe nuk do të lëvizi asnjë milimetër nga integrimi euroatlantik, unioni europian dhe vlerat perëndimore”, tha Gjeloshaj.

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, plagoset shoferi

Ka qenë me fat një drejtues mjeti i cili mbrëmjen e sotme ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nën kalimit në fshatin Dushk në Lushnjë. Mjeti tip ...

20:27

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI