Flash

Vandalizohet shtëpia e Villas Boas, bëhet për spital kujdestari: "Aktet e intimidimit vazhdojnë"

Lapsi.al 23 November 2023
Vandalizohet shtëpia e Villas Boas, bëhet për spital kujdestari:
"Policia e hospital". Faqja e parë, ajo e gazetës sportive portugeze A Bola, i është kushtuar tërësisht sulmit të pësuar nga André Villas-Boas, ish-trajneri i Portos dhe ndër kandidatët për president të Dragoes. Shtëpia e trajnerit portugez, i cili gjithashtu ka eksperiencë në Itali me Inter si ndihmës i Josè Mourinho nga viti 2008 deri në 2009, u vandalizua për herë të dytë në harkun e një muaji. Kujdestari i shtëpisë, në të cilën jeton Special Two, një 64-vjeçar, është sulmuar fizikisht dhe ka përfunduar në spital. “Mais violencia a porta de Villas-Boas” (Dhunë maksimale në shtëpinë e Villas-Boas), ishte titulli i gazetës tjetër ‘Record’. Episodi ka ndodhur mbrëmë. “U hodhën shashka, bashkëpunëtorit tim i vodhën edhe makinën. Fatkeqësisht aktet e kanosjes, vandalizmit dhe dhunës vazhdojnë dhe kërkoj nga autoritetet që të bashkëpunojnë për zbardhjen e këtyre incidenteve”, shkruan kandidati për president i Porto, në një postim në rrjetet sociale. Lexo më tej: Terror në familjen e Neymar: tentojnë të rrëmbejnë partneren dhe vajzën e sapolindur të brazilianit

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI