Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Detaje të reja/ Në Peqin krisi arma në prani të kreut të bashkisë

Lapsi.al 24 November 2023
Detaje të reja/ Në Peqin krisi arma në prani të kreut

Kanë dalë detaje të reja nga të shtënat me armë në lagjen “Xhami”, në Peqin, rreth orës 13.30 të mesditës së kësaj të premteje. Mësohet se sherri verbal mes dy personave të quajtur Leonard Elezi, 50 vjeç dhe Adriatik Ceka, 40 vjeç degradoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia njoftoi se gjeti dhe sekuestroi mbi 20 gëzhoja pistolete dhe kallashnikovi në vendngjarje.

Sipas policisë dyshohet “se me armë në ajër ka qëlluar vetëm 40-vjeçari Ceka”, por gjetja e gëzhojave nga dy armë të ndryshme duket se e rrëzon këtë pretendim. Madje dëshmitarët dhe këqyrja e kamerave të sigurisë zbuloi se nuk bëhet fjalë për të shtëna në ajër, por ndaj njëri tjetrit.

Mësohet se Elezi dhe Ceka fillimisht kanë debatuar me njeri-tjetrin dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Burime nga grupi hetimor thanë se në momentin e sherrit, i pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku i bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi. Ende nuk dihet shkaku i sherrit dhe se cila është lidhja e dy personave me kryebashkiakun Maçi dhe se nëse kjo ka qenë rastësi.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se kryebashkiaku është përpjekur të shuajë sherrin. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer krehjen e zonës, me qëllim kapjen e Elezit dhe Cekës. Policia thotë se një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. /LAPSI.al

1700844777_ffffff.JPG

Të këshilluara

Aksidentohet një person në Durrës

Një person ka humbur ndjenjat, ndërsa po lëvizte me biçikletë në Durrës. Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit, afër kishës katolike në unazën e qytetit. ...

19:27

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI