Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Gjenden mbetje kockore në Prekaz, dyshohet se janë 6 të vrarë gjatë luftës

Lapsi.al 24 November 2023
Gjenden mbetje kockore në Prekaz, dyshohet se janë 6 të

Policia e Kosovës bëri të ditur se në Prekazin e Poshtëm të Skënderajt, hetuesit policorë në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë gjetur mbetje kockore edhe të tre personave. Në fillim të këtij muaji, në po këtë lokacion ishin gjetur mbetjet kockore të tre personave të tjerë. Policia tha se dyshohet se eshtrat u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Më datë 9 nëntor 2023 janë gjetur skelete të tre trupave. Hulumtimet kanë vazhduar edhe ditëve në vazhdim, kështu me 20, 21 dhe 24 nëntor 2023 janë hasur gjetje edhe të tre personave të tjerë. Pra, gjatë gërmimeve në këtë lokacion janë gjetur dhe më pas janë tërhequr nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithsej trupa [gjetje eshtërore] të gjashtë personave që dyshohet të jenë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit”, - u tha në njoftim.

Autoritetet bënë të ditur se hulumtimet në këtë lokacion konsiderohen të mbyllura. Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Më 2 maj, Kosova dhe Serbia – nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – kanë arritur marrëveshje për një Deklaratë për Personat e Zhdukur. Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se një vendim i tillë jep shpresë për qasjen në dokumentet e shënjuara si “konfidenciale”. /REL

LEXO EDHE: Rama operacion joshjeje ndaj Vjosa Osmanit, kundër Kurtit?

Të këshilluara

Aksidentohet një person në Durrës

Një person ka humbur ndjenjat, ndërsa po lëvizte me biçikletë në Durrës. Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit, afër kishës katolike në unazën e qytetit. ...

19:27

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI