Flash

Muzika e Vodafone… ritmi ynë

Lapsi.al 24 November 2023
Muzika e Vodafone… ritmi ynë

“Duhet thjesht ta bësh tënden! Dakord?”, e këshillon maestro Shpëtim Saraçi, me atë qetësinë e tij olimpike, Elhaida Danin, gjatë procesit të bashkëpunimit për realizimin e këngës së tyre të re. Dhe ajo, si një profesioniste, tejet kërkuese ndaj vetes, përpëlitet ndër tinguj e vargje deri në sekondën e fundit, kur shfaqet nën dritat e skenës dhe merr ato për të cilat jep shpirtin çdo artist: duartrokitjet e zjarrta e të ndjera të publikut që adhuron muzikën, artin e bukur.

Në fund ata përqafohen të çliruar, të kënaqur për çfarë arritën të bëjnë, për suksesin e radhës, që këtë herë ka shkuar përtej çdo eksperience të përjetuar më parë. Sepse kënga e tyre nuk është më thjesht për një koncert, as thjesht për një klip, por për një fushatë të madhe frymëzimi, për çdokënd: se muzika është një ritëm, që nuk mund të ndalesh së ndjekuri. Ai, për t’u bërë gjithmonë e më i mirë. Dhe nëse jemi gjithmonë bashkë e nëse punojmë gjithmonë me pasion mund t’ia dalim!

Është kjo një gjuhë shumë e ndjerë komunikimi që Vodafone Albania zgjodhi këtë herë për të përcjellë përmes muzikës (krijuar enkas për këtë fushatë) të Shpëtim Saraçit dhe zërit melodioz të Elhaida Danit, mesazhin se Vodafone Giganet, rrjeti më i shpejtë e më cilësor në Shqipëri, celular dhe fiks, është kudo dhe gjithmonë me ne.

Është një këngë e bukur, motiv i ëmbël, që duke e dëgjuar do ta bëjmë lehtësisht tonën, njësoj si Elhaida që ta këndojmë kudo, bashkë me të.

Vodafone

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI