Flash

Nxirrte të dhëna nga sistemi Interpol, gjykata liron oficeren e policise

Lapsi.al 24 November 2023
Nxirrte të dhëna nga sistemi Interpol, gjykata liron oficeren e

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i është drejtuar GJKKO me kërkesën për masën “arest me burg”, për oficeren Jonida Babameto, e cila doli në dosjen e SPAK nga përgjimet e “SKY”.

Babameto doli në mesazhet e aplikacionit “SKY”, duke komunikuar me shefin e krimeve Dedan Gjoni, të cilit i dërgonte informacione nga sistemi i Interpolit për persona të ndryshëm. Besohet se informacion nga ky sistem, Babameto i ka dërguar Gjonit edhe për vëllezërit Nela, të cilët ishin planifikuar të vriteshin nga ky grup.

“Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i K.Pr.Penale të dhënë ndaj personit nën hetim J.B. me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të këtyre masave. Urdhërohet personi nën hetim J.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit për personi nën hetim J. B. Urdhërohet personi nën hetim J.B. të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 13.00. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Të këshilluara

Muzika e Vodafone… ritmi ynë

“Duhet thjesht ta bësh tënden! Dakord?”, e këshillon maestro Shpëtim Saraçi, me atë qetësinë e tij olimpike, Elhaida Danin, gjatë procesit të bashkëpunimit për ...

16:13

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI