Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Tentoi të kryente vrasje me gërshërë në Elbasan, arrestohet autori (VIDEO)

Lapsi.al 24 November 2023
Tentoi të kryente vrasje me gërshërë në Elbasan,

Nga burimet bëhet me dije se një 28-vjeçar ka tentuar të vrasë me gërshërë hekuri, shtetasin M. T., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në një lokal në lagjen “Dyli Haxhire”. I dëmtuar me mjet prerës, shtetasi M. T., 37 vjeç, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Autori i ngjarjes, A. B., 28 vjeç, banues në Elbasan është arrestuar dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja.

Njoftimi i policisë Elbasan

Tentoi të vriste me mjet prerës, një 37-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, identifikohet, kapet dhe shoqërohet 28-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (gërshërë hekuri).

Pas njoftimit se në mesditë, në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim, i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi M. T., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar menjëherë punën me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat u kap dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, shtetasi A. B., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se 28-vjeçari ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin M. T., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në një lokal në lagjen “Dyli Haxhire”. I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksidentohet një person në Durrës

Një person ka humbur ndjenjat, ndërsa po lëvizte me biçikletë në Durrës. Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit, afër kishës katolike në unazën e qytetit. ...

19:27

Muzika e Vodafone… ritmi ynë

“Duhet thjesht ta bësh tënden! Dakord?”, e këshillon maestro Shpëtim Saraçi, me atë qetësinë e tij olimpike, Elhaida Danin, gjatë procesit të bashkëpunimit për ...

16:13

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI