Flash

Video/ Vllaznia, kështu bëhet e vështirë: 0-0 me Laçin e dy pikë në katër javë

Lapsi.al 24 November 2023
Video/ Vllaznia, kështu bëhet e vështirë: 0-0 me

Momenti i vështirë dhe mungesat e rënda bënë të vetën: Vllaznia bllokohet pa gola edhe ndaj Laçit në “Loro Boriçi”. Në javën e 13 të Superiores, shkodranët bëjnë një tjetër rrëshqitje, që i çon në katër javë pa fitore, në të cilat kanë marrë vetëm dy pikë. Tekniku Qatip Osmani ka ndjerë mungesën e kapitenit Balaj të skualifikuar. Josa në anën tjetër, mbajti portën të paprekur për herë të dytë në pesë javët pa fitore.

Të dy skuadrat, të ndara nga dy pikë në renditje, luftuan për të përmirëuar pozitat e tyre. Dëshira për tu kthyer në lojë për vendine katërt, megjithatë, u përplas te dy portierët dhe VAR, që në minutën e 25' i hoqi një penallti Vllaznisë. Nëse Gruda nuk do të ishte në pozicion jashtë loje, do të kishte qenë mundësia më e mirë e ndeshjes. Vllaznia provoi me Alivodën e Çobën, por pa sukses. Laçi, në anën tjetër, u mundua vetëm të mbrohej, duke ia dalë me sukses.

Lexo më tej: Dy gola në 5 minutat e fundit përmbysin Kukësin me 10 lojtarë: Tirana shpëton kur nuk e mendonte më

Edhe në pjesën e dytë, në ato pak herë kur skuadrat u shfaqën para portave kundërshtare, nuk ia dolën të kalonin portierët me tentativat e tyre. Kështu, në fund vetëm një barazim pa gola që nuk kënaq askënd. Josa merr një pikë të rëndësishme në transfertë, por nuk fiton prej 5 javësh. Kuqeblutë fiksojnë ndeshjen e katërt radhazi në kampionat pa fitore, duke rrezikuar zonën e ftohtë të klasfiikimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI