Flash

Berisha: Afera e djegësave shkon 1 miliard euro, kryepërgjegjësi është Rama

Lapsi.al 25 November 2023
Berisha: Afera e djegësave shkon 1 miliard euro, kryepërgjegjësi

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të tij me simpatizantë në qytetin e Lezhës, vijoi me akuzat ndaj kryeministri Edi Rama për sa i takon aferës së inceneratorëve.

Ai theksoi se vjedhjet e legjitimuara vijojnë prej vitesh dhe ato kapin shifrën e 1 miliard euro.

Berisha:

"Ne kërkojmë të hetojmë atë që quhet ligji i konfliktit të interesit. Kjo do të thotë se a e kë përdorur ti pushtetin për t’u pasuruar apo jo. Përdorimi i pushtetit për pasurim, dënohet me ligji. Ndalohet me Kushtetutë. Po pse nuk e lejon ai? Sepse vetë dhe soji i tij vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Sepse ai që firmos fap e fap, firmos për xhepin e tij dhe soj sorollopin e tij. Po një kryeministër nuk firmos kurrë fap e fap. Një kryeministër matet 7 herë para se të firmoset 1 herë. Atë matje e ka për ju, se çdo firmë e tij u kushton ju. Nuk ka ndodhur në një vend, nuk mund të imagjinohen vjedhjet e tmerrshme që kanë ndodhur mbi ju.

Do ju jap një aferë, e keni dëgjuar mijëra herë. Djegësat. 1 miliard euro shkojnë. Kush është kryepërgjegjësi? Kryepërgjegjësi është vetëm Edi Rama. Po pse? Ua them politikisht këtë? Jo, ua them me dokumenta. Sepse qeveria që dorëzoi pushtetin, me një fond të BE prej 4 milionë euro, bëri masterplanin e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri. Dhe, ekspertët më të mirë të Europës me shqiptarët, konkluduan se trajtimi i tyre duhet të bëhet me landfill, depozitim, përzgjedhje, riciklim. Erdhi ky tani, për të vjedhur, e përmbysi këtë. Firmosi me firmën e tij që të kalohet te djegësit. Gjer sot janë shpenzuar 200 milionë euro. Asnjë djegës nuk funksionon në Shqipëri. Djegësi i Tiranës ka marrë 130 milionë, asnjë djegës nuk ka në Tiranë."

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI